Objektivi i përgjithshëm
Të fuqizojë të rinjtë nga Shqipëria dhe Maqedonia të kuptojnë më mirë ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin online, në mënyrë që ata të mund të kontribuojnë në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm në internet dhe përhapjen e mesazheve të paqes dhe mirëkuptimit nëpërmjet aktiviteteve bashkëpunuese të bazuar në TIK.
Objektivat specifike
- Të iniciojë / forcojë ndërgjegjësimin mes të rinjve rreth çështjeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit online;
- Të fuqizojë të rinjtë për të ndarë ide, njohuri dhe përvoja në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin në internet;
- Të zhvillojë të menduarit dhe aktivitete për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin në internet;
- Të mbledhë përvoja pozitive që ekzistojnë mes të rinjve dhe t’i shpërndajë ato në komunitet;
- Të përdorin mjetet ekzistuese të mediave sociale në mënyrë që të ndajnë rezultatet dhe të paraqesin zërin e të rinjve;
- Të krijojë një rrjet të rinjsh dhe mësuesish nga Maqedonia dhe Shqipëria që të promovojnë vlerat e fituara në këtë projekt dhe t’i shpërndajnë ato në një komunitet më të gjerë.
Përfituesit e projektit janë:
- Të rinj / drejtues të të rinjve dhe mësues në Maqedoni dhe Shqipëri, gra dhe burra, që do të fuqizohen me zbatimin e projektit;
- Komuniteti i afërt në Maqedoni dhe Shqipëri përmes shpërndarjes dhe informimit;
- Komuniteti më gjerë në Maqedoni dhe Shqipëri nëpërmjet aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe promovimit të vlerave të projektit.